Maqedoni

Samiti në Luksemburg, BE e ndarë rreth hapjes së bisedimeve

18.06.2019 10:34

Ministrat e 28 vendeve anëtare mblidhen edhe sot për të vendosur nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë....

Ministrat e 28 vendeve anëtare mblidhen edhe sot për të vendosur nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’u jepet drita jeshile për hapjen e negociatave, apo kjo do të shtyhet në një datë të dytë në vjeshtë. 
 
Vendimi për të cilin ka ende hamëndje, po merret në  samitin e Këshillit të Ministrave të BE-së në Luksemburg, që diskuton mbi paketën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.Vendet anëtare të BE-së tashmë kanë shprehur pakënaqësi rreth fillimit të negociatave për dy vendet . Sipas Raportit të tyre të përbashkët, vendimi  mund të shtyhet deri në tetor, pasi ta shqyrtojë edhe Parlamenti gjerman.
 
Diplomatët që përgatitën takimin e së martës thonë për Rojters,  se nuk arritën një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët ligjore, e cila ka nevojë për mbështetjen unanime të të gjitha shteteve të BE-së që të miratohen. Drafti thotë se zgjerimi do të varet gjithashtu nga aftësia e BE-së për të reformuar veten dhe për të integruar në mënyrë efektive çdo anëtar të ri.
 
Drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, thotë se do të shtyhet për në tetor çdo vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pasi parlamenti gjerman të shqyrtojë çështjen. Qipro ndërkohë është kërcënuar se do ta bllokojë tërë tekstin që ka të bëjë me perspektivën e ardhshme për të gjithë vendet që priren t’i kyçen Unionit, nëse nuk zgjidhet problemi me Turqinë.
 
Para fillimit të samitit të sotëm, ministri rumun I cështjeve europiane George Ciamba, deklaroi se edhe nëse nuk merret vendim sot, nuk ka vend për dëshpërim. Perderisa kemi qasje konstruktive, dhe e dini që ne nuk japim dicka që s’ka sensin e mjaftueshëm dhe nuk ka gjuhë adekuate, mendoj se nuk duhet të dëshpërohemi. Me rëndësi është ta ruajmë këtë moment e këtë qasje, ka deklaruar Ciamba.