KUPA E MAQEDONISË

Kupa e Maqedonisë: Shkëndija – Vardari, Shkupi - Teteksi

05.09.2014 16:46

Në lokalet e shtëpisë së futbollit pranë Federatës Futbollistike të Maqedonisë, është hedhur sot shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të kupës......

Çifti më interesant, është pa dyshim ai në të cilin janë ndeshur rivalët e mëdhenj “kuqezinjë”, Shkëndija e Tetovës dhe Vardari i Shkupit. Sfidë tjetër e “zjarrtë” do të jetë edhe ajo mes Shkupit që është në formë të shkëlqyeshme në ligën e dytë dhe ekipit të Teteksit.

Nga ekipet tjera shqiptar, dy janë ndeshur mes vete, me ç`rast Renova do të luaj kundër Gostivarit, ndërsa Drita, ka tërhjekur ekipin e vetëm nga liga e tretë, Pobeda Juniorin.

Në ndeshjet tjera, do të takohen Sileksi – Euromilku, Rabotniçki – Pelisteri, Turnova - Bregallnica dhe Kozhufi me Napredokun. Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen me 24 shtator, ndërsa sfidat kthyese në program do të janë me 14 tetor. (Mustafa Ademi, TVM2)

 

Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales

Shkëndija-Vardar

Shkupi-Teteks

Gostivari-Renova

Pobeda J.-Drita

Pelister-Rabotniçki

Sileks-Euromilk

H.Turnovo-Bregallnica

Kozhuv-Napredok