Botë

Trump paralajmëron: Do dëbohen miliona emigrantë

18.06.2019 13:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA....

Në një seri postimesh në Tëitter, Trump tha se zyrtarët e migracionit do të nisin, javën e ardhshme, procesin për "largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara".
 
"Ata do të dëbohen sa më shpejt", tha Trump.
 
SHBA-ja përballet me një fluks të madh migrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore.
 
Numri i tyre thuhet se i ka tejkaluar kapacitetet e autoriteteve amerikane për të akomoduar dhe përpunuar të dhënat./Ora News