Maqedoni
OERMV-së dhe ATIP paralajmërojnë: Platformë për lehtësimin e eksportit
18.06.2019 15:04
Kompanitë nga vendet e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë shumë kohë në vendkalimet kufitare...

Kompanitë nga vendet e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë shumë kohë në vendkalimet kufitare, e që iu kushton atyre edhe shpenzime më të larta gjatë eksportit. Këto kompani përballen edhe me çëshjte të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e rregulloreve dhe standardeve evropiane, ndërsa mu për këto probleme në samitin e ardhshëm të Ballkanit perendimor parashihet kirjimi i një platformë biznesi midis forumit të odës investuese dhe institucioneve të BE-së.
"Plaforma prakitikisht do të nënkupton edhe dialog ndërmjet sektorit të biznesit në Ballkanin Perëndimor dhe aktorëve përkatës të BE-së, të cilët jo vetëm që do të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve administrative, por gjithashtu do t'u mundësojnë kompanive të kuptojnë më mirë ligjet e BE-së. Qëllimi i gjithë kësaj është edhe mbështetja për integrimin më të lehtë në një treg të vetëm", tha Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike
Nga agjencia për tregti dhe investime në Poloni theksuan se platforma do të themelohet në forum biznesin që do të mbahet në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
"Energjitika, teknologjitë e informacionit, industria ushqimore dhe agro-teknologjia do të jenë në fokus të këtij forumi, por ai do të jetë i hapur edhe për sektorët e tjerë. Do të jetë një mundësi e mirë për kompanitë nga Maqedonia të krijojnë kontakte dhe bashkëpunime por edhe partneritete me kompanitë e nga vendet e BE-së", tha Kristof Prizlucki nga agjencia për tregti dhe investime në Poloni.
Samiti i vendeve të Ballkanit perendimor do të mbahet në muajin e ardhshëm në Poznjan të Polonisë, ndërsa motoja e biznes forumit në kuadër të këtiji samiti do të jetë “Rritemi bashkarisht”.
ZEKIRJA MEXHITI
