Rasti "Target dhe Fortesa”, Trajkovski: Në DSK përgjoheshte joligjërisht
Seanca gjyqësore për rastin "Target dhe Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet masive...

Seanca gjyqësore për rastin"Target dhe Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet masive ilegale ka vazhduar me dëshminë e ndihmës drejtorit aktual në Drejtorinë e pestë të MPB-së Sasho Trajkovski.
Ky i fundit në kohën e aferës së përgjimeve në MPB ka punuar si inzhinjer kryesorë i DSK-së zbuloi se kolegët e tij e kanë parë se si ish drejtori i DSK -së Sasho Mijallkov dhe ish shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujevski nga kompjutorët e tyre janë loguar në sistemin për ndjekjen e komunikimeve.
"Sa më është e njohur edhe drejtori i DSK dhe shefi, kishin kompjutorë të cilët ishin të lidhura me sistemin"najs". Gjithashtu kishte edhe emra për shfrytëzim të cilat kishim mundësinë ti shohim, shiheshte se po logohen nga hapsirat e ndërtesës së katërt dhe të tretë, që të dyja nga kati i parë. Hapësira e parë është nga kabineti i drejtorit ndërsa zyra e dytë është ajo e shefit", deklaroi dëshmitari.
Ai më tëj shtoi se personalisht ka parë që numrat të cilët është dashur të përgjohen të jenë shkruar në lista dhe jo në me urdhër gjyqësorë.
"Në dhomën për markim, personalisht kamë parë se numrat e markuar që duheshtë të përgjohen janë të shkruara në lista.Urdhër gjyqësor për përgjim kam parë vetëm një herë" deklaroi ai.
Dëshmitari tha se ka pasur stacione pune edhe në vende të tjera të qytetit të lidhura me kabell optik me sisitemin për ndjekjen e komunikimeve.Trajkovski gjithashtu deklaroi se Goran Grujevski u ka urdhëruar që makinerinë e pergjimit ta coptojnë në pjesë të vogla nga 5 centimetra ndërsa më pas do ta dërgojnë në firmë ku do ta coptojë në copëza shumë të imta.
Në lëndën Target dhe Fortesa të PSP-së përveç ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, të akuzuar janë edhe ish shefi i drejtorisë së pestë pranë MPB-së Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish Ministrja Gordana Jankullovska dhe shtatë persona të tjerë nga drejtoria. Në përgjimet ilegale janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
