Maqedoni

UNICEF dhe Telekom: Mundësi të barabarta fëmijëve me aftësi të kufizuara

18.06.2019 16:03

UNICEF dhe Fondacioni Telekom për Maqedoninë publikuan partneritet për zgjerimin e mundësive....

UNICEF dhe  Fondacioni Telekom për Maqedoninë publikuan partneritet për zgjerimin e mundësive për kyçjen e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në shoqërinë digjitale. Partneriteti parasheh krijimin e zgjidhjeve digjitale inovative për qasje më të mirë në arsim dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në bashkësi.
 
 “Adoleshentët dhe të rinjtë kanë potencial të madh të pashfrytëzuar për nga natyra kanë pasion për risi dhe dëshira t’i zhvendosin kufijtë. Të rinjtë me pengesa nuk dallojnë. Ky partneritet është krijim i përbashkët me ta që të gjejnë zgjidhje inovative për barriera të vërteta me të cilat fëmijët dhe të rinjtë ballafaqohen çdo ditë në shkollë dhe jetë”, tha Benxhamin Perks nga UNICEF.
 
"Partneriteti me UNICEF-in është pikërisht kjo iniciativë për uljen e hendekut digjital për përfshirjen e barabartë të grupeve të ndjeshme. Në të njëjtën kohë është edhe thirrje për ngritjen e vetëdijes se të gjithë ne jemi kreatorë dhe duhet të krijojmë shoqëri digjitale korrekte ku teknologjia, para së gjithash, do t’u shërbejë njerëzve", tha Nikolla Lushev, kryetar i Fondacionit Telekomi për Maqedoninë.
 
Përmes partneritetit do të përpunohet harta digjitale për qasje me të cilën njerëzit do të mund të informohen dhe t’i theksojnë barrierat, por edhe shembujt pozitiv të qasjes në: ndërtesa, shtigje për këmbësorë dhe kalime, transport publik, parking, kënde për lodra, tualete etj. Përmes partneritetit harta do të përpunohet si platformë digjitale. Qëllimi është përmes kësaj vegle digjitale të sigurohet lëvizje më e lehtë dhe qasje që është një prej bazave për trajtimin e barabartë të këtyre personave. 
 
REJHANE BUSHI METAJ