Maqedoni

Vijon regjsitrimi në shkollat e mesme, sh.m profesionale ofrojmë drejtime atraktive

18.06.2019 16:35

Edhe përkundër thirrjeve të shumta të Mash që nxënësit të përzgjedhin arsimin profesional...

Edhe përkundër thirrjeve të shumta të Mash që nxënësit të përzgjedhin arsimin profesional dita e dytë e afatit të qershorit për regjistrim në shkolla të mesme profesionale ishte e pafrekunetuar nga nxënësit.
 
Ekipi TVM 2, qëndroi në Shkollat e e mesme profesionale Boro Pertrushevski, Vllado Tasevski dhe 8 shtatori ku kishte interesim të ulët për regjistrim. Ndihmësdrejtorët e këtyre shkollave profesionale thonë se shkollat kanë drejtime tejet atraktive dhe bashkëkohore si dhe një numër të madh të vendeve të lira.
 
"Apelojmë edhe afatin e dytë që nxënësit të regjistrohen te tekniku për komunikacion rrugor sepse është drejtim bashkëkohor atraktiv me programe të reja këtë vit shkollor dso të mësohet dhe mendoj se afatin e dytë do vine nxëxnës dhe paralelja do mbushet.Komplet deri tash janë paqitur 100 nxënës por ka edhe 60 vende të lira për 2019-2020", tha Zeqirja Zeqiri nga qendra shkollore e autotrafikut Boro Petrushevski.
 
"126 vende të lira i kemi në afatin e parë të regjistrimit. Kemi pas disa nxënës por ende kemi vende të lira i presim të vinë nxënësit të regjstroehn në shkollën tonë", tha Xhevdet Shabani nga Vllado Tasevski PTT.
 
"Janë regjistruar 20 nxënës që do thotë mbeten edhe 116 vende të lira prej të cilave 8 në drejtimet katërvjeçare dhe 12 në trevjeçare", tha Vullnet Iseni nga sh.m.q.sh 8 shtatori.
 
Këto shkolla janë të kërkuara në tregun e punës thonë përgjegjësit e shkollave duke potencuar kompanitë ku mund të punësohen nxënësit pas përfundimit të shkollimit të mesëm.
 
"Në qytetin e Shkupit kërkohet shumë për profesionet tona dhe pjesa e tretë te drejtimet tona shkolla ka eedhe kualifikime tjera diploma tjera që jepet për kontroll teknik për instruktor dhe licenca tjera që i mer në shkollën tonë", tha Zeqirja Zeqiri.
 
"Kemi oferta nga hekurudha e Maqedonisë në raste të ndryshme apo psh apo nëse e përfundon elektron ka munësipunësimi në Evn e kështu me rradhë", tha Xhevdet Shabani.
 
"Hekurana, vanholi, vaptek kompania. Zavar etj", tha Vullnet Iseni.
 
Nxënësit inkurajojnë bashmoshatarët të përzgjedhin këto drejtime sepse siç thonë ata vendet  e punës janë të sigurta në kompani me renome. 
 
"Të hap një punëtori timen dhe të jem i punësuar të kem punë"....
 
"Teknik për transport dhe shpedicion,kushtet janë shum të mira edhe për të vazhduar sepse  fakulteti është ktu ka qenë nbë Manastir dhe drejtim më të mirë nuk mund të gjesh"....
 
"Me kët drejtim mund të punësohesh në doganë, post, t mobile, vip"...
 
"Nuk është e patjetërsueshme të vazhdojnë për ato që nuk munden kemi më tepër vende pune kemi edhe profesion edhe pse jemi 18 vejcar kemi profesion", thanë nxënësit.
 
Numri i nevojshëm i pikëve në shkollat e mesme profesionale varon nga 55 deri në 60. Rezultatet e regjistrimit do të shpallen më 19 qershor. Afati i dytë për regjistrim është më 24 dhe 25 qershor dhe i treti më 1 korrik. 
 
FLUTURA LATIFI