“Vera e Shkupit”, më 21 qershor hapja solemne e edicionit të 40-të

18.06.2019 16:52

Nën tingujt e muzikës klasike, me gala koncert të operës dhe baletit kombëtar....

Nën tingujt e muzikës klasike, me gala koncert të operës dhe baletit kombëtar, hapet edicioni i 40-të i manifestimit  “Vera e Shkupit”.

Artdashësit do të kenë mundësi të shijojn një laramani të kulturave të ndryshme me piknisje në sheshin “Nënë Tereza” më 21 qershor.

Për më shumë se një muaj, publiku i Shkupit do të kenë mundësi të ndjekin koncerte, ekspozita, shfaqje, filma dhe shumë projekte tjera multimediale, që do të performohen nga mbi 100 artistë të vendit dhe të huaj, në mesin e të cilëve edhe artisti shqiptar, Shkëlzen Doli.

Kjo ngjarje pritet të mbledh shumë njerëz si dhe të tërheq vëmendjen e turistëve.

“Ashtu  siç kemi filluar 40 vjet më parë me artistë vendas, ashtu do të jet edhe këtë vit. Kemi dy ngjarje, njëra prej të cilave është paralajmërim I “Verës së Shkupit”,  ekspozita “Grabitje në hapsirë”  nga Gligor Stefanov. Ekspozita do të hapet më 19 qershor në ora 21:00 në Muzeun e Artit Bashkëkohor. Më 21 qershor, ditën e parë të manifestimit, si traditë tashmë, në hapjen e "Verës së Shkupit" ne i kushtojmë rëndësi muzikës në Ditën Botërore të Muzikës” – tha drejtori i drejtorisë për kulturë dhe art, Nikolla Gligorov.

“E gjithë ekspozita është e ndarë në tri pjesë. Ne kemi një instalim të madh, me gjatësi prej 100 metra, i cili përshkruan të gjitha ciklet e mia të katër viteve të fundit, po aq sa ekspozita është retrospektive, është gjithashtu e re, me gjëra të reja” – u shpreh skulptori, Gligor Stefanov.

Ky manifestim për 4 dekada me rradhë nuk e ka ndërruar konceptin, llojllojshmërinë e zhanreve dhe shprehjen e artit ne forma të ndryshme të cilat mbesin karakteristikë kryesore e ketij eventi.

Organizatorët apelojnë që për informata shtesë të ndjekin rrjetet sociale. Gjithashtu janë në përgaditje edhe broshura në të cilat do të ketë të dhëna për pjesëmarrësit e "Verës së Shkupit. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)