Rasti “Almir Aliu”, të premten vendimi për të akuzuarit
Rasti “Almir Aliu”, të premten vednimi për të akuzuarit....

Në Gjyklatën Themelore në Kumanovë ka përfunduar gjykimi rreth rastit të “Almir Aliut”. Para trupit gjykues për së dyti herë dëshmoi eksperti teknik Stoinko Zllatkovski, i cili para trupit gjykues theksoi se nuk e ka pasur të vazhduar licencën në kohën kur ka punuar rreth ekspertizës në fjalë.
I njejti gjithë fajin e hedh tek Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent për licencë, pasi sipas tij ministria në fjalë ka lejuar që të krijohet vakum deri në ripërtrirjen e licëncës.
“Sot, u morr në pyetje eksperti i komunikacionit Stoinko Zllatkovski, ku edhe një herë u vërtetuan dyshimet tona se si në momentin e marrjes së urdhërit për të bërë ekspertizën dhe për të dhënë deklaratën në lidhje me ekspertizën e kryer, para kësaj gjykate, ai nuk ka patur licencë të vlevshme, është për tu habitur se edhe për dy ekspertët tjerë vlejn rrethana të reja, por gjykata vendosi që këto prova ti marrë si prova të ligjshme, kurse nga ana tjetër një situate që verifikon në saktësi gjendjen faktike dhe atë se si ka ndodhur rasti, tre dëshmitarët tanë që ne edhe më herët por edhe sot, ne si palë i propozuam, nga ana e gjykatës u refuzuan” – tha avokati i familjes Aliu, Ibrahim Bajrami.
“Si në rastin e parë si është gjykuar, ashtu presim të ndodhë edhe tani nga gjykata e Kumanovës, por ne nuk do të ndalemi këtu, drejtësi do të kërkojmë edhe nga gjykata të tjera në Shkup, por edhe jasht Maqedonisë” - deklaroi babai i Almirit, Sedat Aliu.
Në seancën e sotme u thanë fjalët përfundimtare, e ndërkaq vendimi për të akuzuarit do të shqiptohet ditën e premte më 21 Qershor. (Fatlum Aqifi, TVM2)
