Rreshjet në Poroj, banorët: Shkatërruan malin, vuajmë ne
Reshjet e shiut ditëve të fundit në pjesën e Pollogut kanë bërë që sërish lumi i fshatit Poroj....

Reshjet e shiut ditëve të fundit në pjesën e Pollogut kanë bërë që sërish lumi i fshatit Poroj, të jetë i rrezikshëm për banorët.
Edhe pse intensiteti i lumit nuk ishte shumë i madh përsëri prurjet të dheut, rërës dhe baltës e dëmtuan tërësisht njërën urë të fshatit Poroj dhe ndanë një pjesë të shpive nga qendra e fshatit.
Kjo është hera e shtatë që urat dëmtohen nga vitet e 50-ta, thonë banorët. Ata thonë se kanë shumë premtime nga autoritet lokale dhe qendrore ,por deri me tani nuk eshte bërë asgjë.
“Krejt fshati është në rrezik, por një herë këtu është dëmi më i madh. Dëmi më i madh është mbi fshat pasi atje e kanë gri malin gjithë të gjitha materialet që vinë nga atje dhe kurrë vinë ujërat breshëri ato i sjell të gjitha këtu. Interesi është i hidrocentraleve por ne humbëm gjithë fushën dhe malin. Premtime bollë kanë bërë komuna qe 10 vite, 20 vite, asgjë nga viti ‘59 jemi te rrezikuar. Lumi është shkatërruar krejt ane-mbanë, i gjithë uji që mblidhet vjen këtu. Kanë ardhur, kanë shikuar sot, do bëhet nesër, do bëhet, por asgjë” – tha një banor i fshatit Poroj.
KOMUNA E TETOVËS:DIGAT MBROJTËSE I NDËRTON PUSHTETI QËNDROR
Nga sektori për veprimtari komunale me një komunikatë me shkrimë kanë theksuar se janë në teren, dhe urën e kanë kthyer në gjendje të më pashme, por sipas tyre i gjithë faji është i qeverisë, pasi nuk ka filluar me ndërtimin e digave dhe sipas tyre qeveria duhet të merret seriozisht me ketë çështje pasi rrezikohen jete e banorëve.
“Ne si sektor në kuadër të komunës së Tetovës, kemi punuar dhe jemi duke punuar. Ne presim që sa më shpejtë Qeveria të merret seriozisht me këtë çështje, pasi janë në pyetje jetët e banorëve” - thuhet në komunikatën me shkrimë të Sektorit për veprimtari komunale-Tetovë.
Për rregullimin e shtrati të lumit në Poroj, ka premtuar edhe vetëm kryeministri Zoran Zaev, por edhe ky premtim ka mbetur vetëm në letër.
Për mbrojtjen e fshatit Poroj, nga vërshimet autoritet përmes UNDP-së, kanë aplikuar për projekte për diga mbrojtëse , por sipas autoriteteve punët në këtë drejtim ende janë në fazën e përpunimit të dokumentacionit. (Visar Sadiki, TVM2)
