Federer dhe Çiliç në gjysëmfinalen e dytë të US Open
Roxher Federer për herë të nëntë në karierën e tij, u desht të rikuperoj dizavantazh prej dy setesh.........
Për herë të fundit I kishte ndodhur në takimin e tij të parë në US Open, vitin 2000 dhe tani në çerekfinalen e sivjeme, kundër Gael Monfilsit. Francezi, dy setet e para I fitoj me 6:4 dhe 6:3, që më pas, zvicërani ti fitoj tre të ardhshmit, me 6:4, 7:5 dhe 6:2, ndërsa Monfils kishte dy meç poene gjatë setit të katërt, por në të dyja orvatjet Federer arriti të kthehet, për gjysëmfinale të rradhës në US Open, ku për një vend në finalen e madhe do të takohet me Marin Çiliçin.
Në çerekfinalen tjetër, as Tomas Berdih nuk arriti të ndal kroatin në formë të shkëlqyeshme, I cili arriti plasmanin e parë në gjysëmfinale në këtë turne, gjithsej të dytin në karierë nëpër gren slemet.
Çiliç I cili kthehet në këtë fazë të garave pas një pauze prej katër vitesh, kur këtu së fundmi ishte në Australian Opën, e dominoi totalisht sfidën kundër Berdihut, duke fituar me 3-0 në sete, 6:2, 6:4 dhe 7:6.
Kështu, në gjysëmfinalet e US Openit te meshkujt, do të takohen Federer - Çiliç dhe Novak Xhokoviç - Kej Nishikori. (Mustafa Ademi, TVM2)