Zaev: Mundësitë për investime në vend po rriten
Proceset eurointegruese janë hapur, ndërkaq perspektiva për zhvillim ekonomik....

Proceset eurointegruese janë hapur, ndërkaq perspektiva për zhvillim ekonomik është rritur menjëherë pas mbylljes së kontesteve bilaterale me vendet fqinje, Greqinë dhe Bullgarinë, tha kryeministri, Zoran Zaev në forumin ekonomik, “Mundëstë e Invistimeve në rajonin me rritje të shpejtë” të organizuar nga “Financail Times” kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimorë në Londër e ku po marrin pjesë kryeministrat e RMV-së, Shqipërisë dhe Sërbisë.
Ai gjithashtu tha se mundësitë për investime po rriten duke shtuar se këmbimi tregtarë me Greqinë është rritur rreth 20%, ndërkaq eksporti i përgjithshëm ka shënuar rritje prej 16,8%.
“Mundësitë për investime në vend po rriten. Agjencia ‘Fitch’ ka përmirësuar vlerësimin e vendit nga BB në BB+, dhe është përmirësimi i parë për vlerësimin e kredisë të vendit pas 13 vitesh. Ky është një konfirmim i cilësisë së politikave ekonomike dhe efekteve të shkëlqyera që ata japin” – u shpreh Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
ANGJUSHEV: SHTOHET INTERESI I INVESTITORËVE TË HUAJ
Fokusi është në tëheqjen e investitorëve të huaj, ndërsa vërehet një interes i shtuar i tyre tha zv.kryeministri, Koço Angjushev .
“Fokusi është i vendosur në tërheqjen e investitorëve të huaj në shtetin tonë dhe interesi është i madh. Këtë mund ta konstatoj me kënaqësi, edhe nga shembulli i investitorëve të tanishëm që janë 20 sosh gjatë një viti e gjysëm por gjithashtu janë inkurajuar edhe nga shifrat që i shohin në periudhën e fundit” – deklaroi Zv.Kryeministër i RMV-së, Koço Angjushev.
Zaev ftoi investitorët nga Mbretëria e Bashkuar që të investojnë në vendet e Ballkanit Perëndimorë pasi që sipas tij ata ofrojnë mundësi të mira për investime. Drejtoresha e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërti, Suma Çakrabarti theksoi se vendi është një shembull i mirë i cili ka hapur perspektivat nëpërmjet vendimeve të guximshme, teksa drejtoresha rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimorë, Linda Van Gelder, tha se vendet duhet të intensifikojnë rritjen ekonomike. (Naim Ramadani, TVM2)
