Nigeri, 30 të vrarë, 40 të plagosur
Së paku 30 persona janë vrarë, dhe më shumë se 40 janë plagosur.....

Së paku 30 persona janë vrarë, dhe më shumë se 40 janë plagosur si pasojë e tre shpërthimeve kamikaze kamikaze të cilat ndodhën në veri-lindje të Nigerisë.
Sulmet mësohet të jenë shkaktuar nga grupi i njohur terrorist Boko Haram.
Tre sulmues kamikazë i destinuan shpërthimet e tyre në Qytetin Konduga në rajonin e Bornos në Nigeri.
Të tre shpërthimet kamikaze kanë ndodhur në një fshat në Madarare, ku kishte turma të njerëzve të ishin grumbulluar për të ndjekur një ndeshje futbolli.
Sulmuesit janë indentifikuar si persona te moshes se re dhe dy nga ato ishin femra ndërsa njëri mashkull.
Duke u bazuar në raportet oficiale bilanci mund të jetë edhe më negativ ngase është raportuar deri më tani.
