Botë

Trump nis fushatën për mandatin e dytë presidencial

19.06.2019 10:30

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020....

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.
 
Trump, në një tubim në Orlando, Florida, tha se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për "shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin". Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale amerikane. Aty, Trump fitoi në vitin 2016, por disa sondazhe tregojnë se ai nuk po qëndron mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për votimin e vitit 2020.
 
Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden.