Botë
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ndihmë ushtarake Ukrainës
19.06.2019 12:21
Pentagoni njoftoi dhënien e një ndihme ushtarake në vlerën e 250 milionë dollarëve për Ukrainën....

Pentagoni njoftoi dhënien e një ndihme ushtarake në vlerën e 250 milionë dollarëve për Ukrainën, me synimin për të forcuar kapacitetet detare dhe tokësore të ish-republikës sovjetike.
“Kjo pakete e re ndihme, që e çon në 1,5 miliardë dollarë ndihmën ushtarake të ShBA-së për Ukrainën që nga viti 2014, do të shërbejë për të furnizuar veçanërisht ushtrinë ukrainase me armatime dhe radarë’’, njofton Pentagoni. “Ky bashkëpunim në planin e sigurisë është bërë i mundur nga përparimet e vazhdueshme të Ukrainës në fushën e miratimit të reformave institucionale, element kyç në aspektin e mbrojtjes, me objektivin për të përafruar Ukrainën me parimet euroatlantike’’,- pohoi Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
