12 mijë denarë për nxënësit nga familjet sociale
Dymbëdhjetë mijë denarë kompensim vjetor do të marrin nxënësit e shkollave të mesme, të cilët vijnë nga familjet që shfrytëzojnë ndihmë sociale.....

Sipas ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, nga buxheti janë te rezervuara 108 milion denarë për realizimin e kompensimit vjetor. Sipas tij, ky program ka për qëllim të sigurojë ndihmë plotësuese dhe sigurim për familjet që pranojnë ndihmë sociale, si dhe tu ofrojë ndihmë kategorive të rrezikuara të qytetarëve, sepse e drejta e arsimimit është ndër të drejtat themelore të çdo qytetari.
“Secili shfrytëzues i ndihmës sociale, i cili ka fëmijë nxënës në shkollë të mesme, do tu paguhen katër këste në vlerë prej 3000 denarësh gjatë një viti shkollor. Presim që këtë vit këtë të drejtë ta realizojnë 9000 nxënës të shkollave të mesme në pajtueshmëri me Ligjin për Arsim të Mesëm. Dorëzimi i dokumenteve do të fillojë këtë muaj deri më 31 mars të vitit 2015”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Pagesa e mjeteve të programit për kompensim në të holla duhet të dorëzohet çdo vit dhe po ashtu vendimi për realizim vlen një vit.
Sipas Spasov, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, përmes nismave të tilla tenton të përmirësojë statusin social të këtyre kategorive. Ky program realizohet që nga viti 2011. (Flutura Latifi, TVM2)
