OEMV, Pendarovski: Në procesin e negociatave, të kyçet edhe biznesi

19.06.2019 18:58

Gjatë procesit të negociatave me BE-në, me rëndësi të veçantë është që sektori i biznesit...

Gjatë procesit të negociatave me BE-në, me rëndësi të veçantë është që sektori i biznesit të kyçet me të gjitha kapacitetet e saj si dhe të shfrytëzohen njohuritë që posedon, theksoi presidenti, Stevo Pendarovski, në takimin e realizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk ekziston asnjë shtet në botë i cili ka ekonomi të mirë, e që nuk është anëtare e  organizatave më të mëdha të këtij tipi, veçanërisht jo në Evropë. Pa ndryshimin e vetëdijes së klasës politike ose elitare në këtë vend nuk mund të ndryshojë vetëdijesimi tek kategoritë e tjera të njerëzve”,- tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

AZESKI: TË ZHVILLOHET KONCEPTI I DIPLOMACISË EKONOMIKE

Branko Azeski - kryetar i Odës Ekonomike, thotë se anëtarët e Odë janë dëshmuar si të suksesshëm në tregun perëndimor, por duhet që vetë shteti të formojë një lloj diplomacie ekonomike për të ndihmuar biznesin. 

“Është shumë e rëndësishme që shefi i shtetit të përkrah dhe të zhvillojë koncept më funksional në diplomacinë ekonomike, si një instrument i realizimit të qëllimeve ekonomike të shtetit të orientuara në rritjen e eksportit, pjesëmarrje në punën e organizatave ndërkombëtare dhe tërheqjen e investimeve të huaja”,- u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

Afaristët nga presidenti kërkuan stabilitet më të madh në procedurën e sjelljes së ligjeve, promovim më të madh jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në proces, si dhe promovim më të madh të bashkësisë së biznesit jashtë vendit. (Leunora Kaliqi, TVM2)