Aleanca për Shqiptarët: Pa shtet të së drejtës, dyert e BE-së nuk hapen
19.06.2019 19:31
Edhe Aleanca për Shqiptarët thotë se ishte e qartë që shtetet anëtarë...

Edhe Aleanca për Shqiptarët thotë se ishte e qartë që shtetet anëtarë nuk do të pajtohen që t’i hapin dyert e BE-së, një vendi i cili nuk dëshmon vullnetin politik për t’i zbatuar parimet themelore evropiane mbi shtetin e së drejtës.
“Marrë parasysh theksin e vënë në konkluzionet e Këshillit në adresimin e mangësive strukturore në fushën e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftimin e korrupsionit si dhe reformën e administratës publike, nuk përjashtohet mundësia e një shtyrje të sërishme të vendimit të Këshillit të BE-së nëse nuk ndodh një ndryshim drastik në Maqedoninë e Veriut”,- thonë nga ASh.
