KULTURË

Prezentim i kulturës në disa qendra botërore

05.09.2014 17:51

Kultura e Maqedonisë përmes projekteve të institucioneve kombëtare, deri në fund të vitit do të prezantohet në disa qendra botërore........

Në 20 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Çekinë, është planifikuar pjesëmarrja e Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, ekspozitë e Galerisë Kombëtare e Maqedonisë dhe koncert i Jeta Starovës dhe Ermal Mehmetit.

“Prej datës 18 deri më 22 shtatorë, me rastin e 20 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Austrinë, Ministria do të organizojë “Ditët e Kulturës së Maqedonisë” në Vjenë. Për 20 vjetorin nga marrëdhëniet diplomatike me Çekinë, atje është planifikuar pjesëmarrje e Teatrit për Fëmijë dhe një koncert nga artistët, Jeta Starova dhe Ermal Mehmeti”- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kaçeska-Mileska.

Krahas veprimtarisë skenike-muzikore, Maqedonia do të prezantojë edhe krijimtarinë e pasur letrare në panairet e mëdha të librit në Frankfurt, Goteborg dhe Stamboll. (Memedali Jusufi, TVM2)