Indonezi, tërmet 6.3 ballë, nuk ka të dhëna për viktima

20.06.2019 13:23

Një tërmet i fuqishëm goditi Indonezinë herët në mëngjes...

Një tërmet i fuqishëm goditi Indonezinë herët në mëngjes, 248 km në perëndim të Jayapuras.

Tërmeti kishte magnitudë  prej 6.3 ballësh, një përmirësim ky i të dhënave pasi në mëngjes paraprakisht u paralajmërua  për një tërmet me magnitudë 6.5.

Deri tani nuk ka pasur asnjë raport për dëmtimin dhe autoritetet indoneziane thanë se nuk kishte rrezik për tsunami.

Tërmeti, i cili goditi në një zonë që është pak e populluar, kishte një thellësi prej 12 km, edhe pse fillimisht u vlerësua se i njëjti  ishte me thellësi  prej 10 km.