Geberih: Do të ketë çelje të negociatave këtë vit

20.06.2019 18:34

Jam i bindur se këtë vit do të ketë vendim për hapjen negociatave me RMV-në....

Jam i bindur se këtë vit do të ketë vendim për hapjen negociatave me RMV-në në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian, porositi ambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerberih, nga seanca e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në Kuvend, ku në fokus ishin pikëpamjet e Berlinit dhe Parisit lidhur me vizionin afatgjatë të integrimit evropian të RMV-së.                                                                                                                                            

“Pavarësisht nga sukseset politike dhe fakti që ligje të rëndësishme u miratuan në parlament me vota edhe nga opozita, tani fillon rruga e vështirë duke hapur kapituj. Askush nuk duhet të lihet në procesin e integrimit, që do të thotë se procesi i reformës tani duhet të thellohet në mënyrë që çdo qytetar të mund të shohë rezultate. Të gjitha shtresat e shoqërisë, religjionet, grupet etnike duhet të bashkëpunojnë për të kapërcyer ndarjen ekzistuese në shoqëri. Qeveria duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e reformës që duhet të ofrojë mundësi dhe kushte më të mira jetese për të gjithë”,- theksoi ambasadori i Gjermanisë, Tomas Gerberih. 

TIMONIE: DERI NË VJESHTË TË DËSHMOHEN KAPACITETET                                                                                            

Ambasadori francez, Kristian Timonie, theksoi se vendi ka bërë përparim të madh që është shënuar në raport-progresin e KE-së, por ende ka shumë punë të vështirë të cilën ata do të mbështesin.                                                                                                                                    

“Muajt e ardhshëm deri në vjeshtë mund të shërbejnë për të treguar kapacitet të shtuar për reforma dhe hapje të dobishme të negociatave. Ne jemi të bindur se vendi juaj është në BE dhe ne po insistojmë më shumë në një pikënisje të mirë të organizuar dhe nisjen e negociatave sesa hapje të negociatave për shkak të marketingut politik dhe duam t’i japim sinjale pozitive shoqërisë. Ne kemi nevojë për këto sinjale nga ju”,- theksoi ambasadori i Francës, Kristian Timonie.

OSMANI: PO MENDOJMË PËR KONFERENCËN RMV-BE

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, është optimist se vendi do të nisë negociatat me BE-në këtë vit.  

“Pavarësisht kur do të merret vendimi për fillimin e negociatave, për ne është e rëndësishme kur do të mbahet konferenca e përbashkët qeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, sepse kjo është pika e fillimit nga e cila fillojnë negociatat. Fakti se vendimi nuk merret tani por në tetor, më shumë i shkakton telashe KE-së, për shkak se ia kufizon kohën për përgatitjen e kornizës negociuese se sa na shkakton ne përveç se të nxit një debat”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

POPOVSKI: T’I KUSHTOHEMI PAK MË SHUMË ASAJ QË VARET NGA NE

Kemi  dy mesazhe kyçe, një nga Berlini që thotë "po" për anëtarësim, por jo menjëherë, dhe tjetri nga Parisi i cili thotë "po" për ne, por jo kështu, tha kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Nikola Popovski.

“Brenda një parashikimi të tillë duhet t’i kushtohemi pak më shumë asaj që varet nga ne, pavarësisht nga fama dhe marketingu, dhe në atë që do të përmirësonte jetën e qytetarëve këtu dhe kjo është se si ta afrojmë kauzën tonë më pranë votuesit europianë se kostoja e mosintegrimit të Ballkanit në Evropë nuk është zero. Do të ketë një çmim të kostos, por duhet të dërgojmë mesazh të ndryshëm nga ky sot. Kjo ndoshta do të futet në pako dhe nuk do të varet nga Maqedonia, por ne duhet t'i përshtatemi realitetit të ri evropian”,- u shpreh kryetari i KKIE-së, Nikolla Popovski.

Nevoja e mobilizimit të të gjitha shtresave në shoqëri për të vazhduar me kapacitet të forcuar në zbatimin e reformave u theksuan edhe nga ana e deputetëve të pranishëm në seancën e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në Kuvend. (Naim Ramadani, TVM2)