Eurothink: Besim i ulët i qytetarëve tek AShMAV dhe AKE

20.06.2019 18:50

Rreth 20% e qytetarëve mendojnë se Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele....

Rreth 20% e qytetarëve mendojnë se Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike janë agjenci të pavarura të biznesit dhe partive politike në pushtet.

Sipas Gordan Llazarov nga Eurothink, sa i përket perceptimit të qytetarëve për Agjencinë e Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për transparencë dhe profesionalizim është vërejtur një rritje e vogël,  kurse tek Agjencia për Komunikim Elektronik ka stagnuar, por besimi në të dyja agjencitë është shqetësuese.

“Rënia për rreth 50 për qind e besueshmërisë te qytetarët është serioze në krahasim me vitin e kaluar në aspektin e mënyrës se si qytetarët e shohin pavarësinë e agjencisë nga qendrat partiake dhe qeverisë. Edhe pse ka një rritje prej 8 për qind vitin e kaluar, diku më pak se 30 për qind e njohin ASHMA-në. Madje mbi 50 për qind besojnë se ASHMA ka kompetenca për të mbrojtur përdoruesit e teknologjisë telefonike”,- tha Gordan Llazarov nga Eurothink.

Sa i përket çmimeve të shërbimeve telefonike dhe internetit, rreth 50% janë të kënaqur me çmimet, kurse 50% nuk janë të kënaqur. Shqetësimi më i madh është pakënaqësia e qytetarëve nga zonat rurale. (Sedat Selimi, TVM2)