Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, Fakulteti Juridik dhe UNHCR ndihmë juridike për refugjatët
Problemi më i madh në të cilin hasin personat që kërkojnë azil....

Problemi më i madh në të cilin hasin personat që kërkojnë azil në vend është procedura burokratike dhe refuzimi për shkak të detajeve shumë të vogla. Kështu vlerësojnë studentët nga Fakulteti Juridik, të cilët ishin pjesë e programit për realizimin e të drejtave të refugjatëve.
“Më së shpeshti procedura burokratike është pengesa më e madhe, refugjatët refuzohen për shkak të gabimeve në aplikacioneve, kryesisht për imtësia”,- tha studentja, Frosina Gjurovskja.
“Nuk është e sqaruar detajisht se për çfarë arsye refuzohet kërkesa e refugjatëve dhe kjo ishte pengesa kryesore që ne gjetëm në të gjitha rastet ku refugjatët ishin të refuzuar”,- theksoi studentja e Fakultetit Juridik, Ivana Ivanova.
“Njëzet e gjashtë studentë veç më përfunduan dy cikle të këtij programi klinik dhe më me rëndësi është që programi është organizuar në partneritet me dy institucione, fakultetit juridik dhe UNHCR-së, me juristët e rinj dhe kjo ka funksionuar aq mirë saqë mendojmë të zgjerojmë numrin e studentëve vitin e ardhshëm”,- u shpreh profesori i fakultetit juridik, Sasho Georgievski.
“Ne jemi të impresionuar që fakulteti juridik mundësoi që studentët të përfitojnë njohuri praktike që në të ardhmen do t'ju ndihmojë të jenë avokatë, gjykatës, administratorë dhe hulumtues të suksesshëm. Po ashtu jemi falënderues që mundësuat ndihmë falas juridike për një numër të madh azilkërkuesish”,- tha përfaqësuesja e UNHCR-së, Monika Sandri.
Aktualisht në qendrat transitore Vinojug dhe Tabanovcë ka 28 persona. Ky numër varion në varshmëri të asaj se cila rrugë zgjidhet për transit.
Njëherit gazetarja, Katerina Topallova, mori shpërblim për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve në kategorinë e dokumentarit të metrazhit të shkurtër. (Flutura Latifi, TVM2)
