Britani, Boris Johnson kryeson garën për kryeministër

20.06.2019 19:28

Në garën për kryeministrin e ri britanik, mbetën tre kandidatë...

Në garën për kryeministrin e ri britanik, mbetën tre kandidatë por Boris Johnson vazhdon të udhëheqë bindshëm.

Së bashku me të, në garë kanë mbetur sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt, dhe sekretari i Mbrojtjes së Mjedisit, Michael Gove. Johonson sot në raundin e katërt fitoi 157 nga 313 vota të mundshme të deputetëve të Partisë Konservatore.

Gove fitoi 61, duke tejkaluar Huntin i cili deri më tani radhitej i dyti, i cili këtë herë mori 59 vota.

Ministri i brendshëm Sayyid Javid, i cili ka marrë 34 vota, doli nga gara. Në votimin e dytë, që do të mbahet sot, do të përzgjidhen dy kandidatët e fundit, të cilët pastaj do të shkojnë në votimin me postë të të gjithë 160.000 anëtarëve të Partisë Konservatore nga e gjithë Britania e Madhe.

Emri i fituesit do të shpallet në fund të korrikut, dhe ai do të zëvendësojë kryeministren, Theresa May, si drejtues i Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe udhëheqës i Partisë Konservatore.