4 ish ministra të jashtëm kërkesë BE-së, filloni negociatat me Shkupin dhe Tiranën
Katër ish-ministra të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Greqisë, Qipros dhe Bullgarisë....

Katër ish-ministra të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Greqisë, Qipros dhe Bullgarisë i bënë thirrje Bashkimit Evropian menjëherë të fillojë me negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ish-ministrat Ditmir Bushati, Nikos Koxias, Janis Kasulidis dhe Daniel Mitov e porositën Unionin të mos i prolongojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën për shkak të kërkesave të disa vendeve të caktuara anëtare, publikoi Agjencia e Pavarur Ballkanike e Lajmeve.
Ata kërkojnë prej vendeve anëtare të BE-së t’i mbështesin rekomandimet e KE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke theksuar se procesi inkuadrues jep mundësi më të mëdha për pasurimin e demokracisë, zhvillim shoqëroro-ekonomik dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve në çdo vend.
Sipas tyre, BE përmes vëzhgimit dhe skriningut do të ndihmojë dhe veprojë si partner në këtë proces.
Ish-shefat e diplomacive të Shqipërisë, Greqisë, Qipros dhe Bullgarisë konstatojnë në dokument se “të gjitha vendet anëtare të BE-së, para së gjithash Gjermania dhe Franca, duhet të tregojnë përgjegjësi për të ardhmen e BE-së dhe Evropës dhe t’i plotësojnë premtimet e tyre e në samitin e ardhshëm, pa anulim, të përcaktojnë datën për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
