Sistemi pensional, Carovska: Stabil, pensionet paguhen pa huazime

21.06.2019 12:32

Sistemi pensional në vend është stabilizuar, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska...

Sistemi pensional në vend është stabilizuar, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Sipas saj, për herë të parë pas shumë viteve pensionet  paguhen pa huazime.

Ajo përkujtoi se vrima në Fondin pensional prej tre miliardë denarë në vitin 2006 ka arritur në 18 miliardë denarë.

“Këtë vit fondi paguan pensione, me vrimë të ulur prej 3 deri në 4 miliardë denarë Kjo tregon se sistemi pensional bëhet i qëndrueshëm. Ka edhe shumë punë për të punuar, vrima e krijuar dhjetë vite rrezikonte që të krijojë cunami fiskal, e gjithë kjo për shkak të politikave joadekuate, të papërgjegjshme që sjellë deri te ulja e kontributeve, rritjen joreale të pensioneve pa logjikë ekonomike”, theksoi Carovska. Njëkohësisht ishte theksuar se pensionet rriten, dy herë janë rritur në vitin 2017 dhe gjithashtu dy herë javën e kaluar, ndërsa edhe në prill të këtij viti me pagesën për marsin.