Shqipëri, opozita zhvillon sot protestën e 9-të kombëtare

21.06.2019 12:49

Sot, në orën 20:00, në Tiranë do të mbahet protesta e 9-të kombëtare e opozitës....

Sot, në orën 20:00, në Tiranë  do të mbahet protesta e 9-të kombëtare e opozitës.

PD, LSI dhe partitë aleate kërkojnë me çdo kusht largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe hapjen e rrugës për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kjo protestë zhvillohet vetëm 9 ditë përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat ndonëse janë shfuqizuar nga Presidenti i Republikës, konsiderohen tërësisht legjitime nga mazhoranca socialiste. Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagoi mbrëmë vonë për të bërë thirrje që të shmanget dhuna. Drejtuesit e opozitës flasin për një tubim paqësor në mbrëmje dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.