Bruksel, diskutohet për emrat që do të drejtojnë BE-në

21.06.2019 13:43

Liderët evropianë në Bruksel vendosin se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian...

Liderët evropianë në Bruksel vendosin se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të jetë prioritet në pesë vjetët e ardhshëm.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, që drejton bisedimet, ka kërkuar që kandidatët të emërohen në këtë samit. Të nominuarit duhet të kenë mbështetjen e të paktën 21 nga 28 liderët evropianë, si dhe të kenë shumicën e votave në parlament.

Emrat e përmendur më pas duhet të marrin miratimin edhe nga Parlamenti Evropian.

Liderët e rinj, përveç zëvëndësimit të zyrtarëve Tusk dhe Juncker, do të duhet të vendosin edhe për presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane, përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe presidentin e Parlamentit Evropian.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, kësaj here nuk do të jetë çështje kyçe e diskutimit.