Tërmet 5.1 shkallë godet Francën
21.06.2019 14:22
Një tërmet prej 5.1 shkallë ka goditur Francën Perëndimore....

Një tërmet prej 5.1 shkallë ka goditur Francën Perëndimore, duke u ndier deri në Bordo në jug dhe Normandi në veri.
Deri tani nuk është raportuar për ndonjë dëm, thuhet sipas Michael Bernier, zëdhënës i shërbimit për siguri kombëtare. Ai tha se tërmeti dridhi shumë rajone, pasi “shumë njerëz e ndien atë”.
Shërbimi kombëtar sizmik thotë se epiqendra e tërmetit 5.1 shkallë të premten ishte afër qytetit të Bressuire. Tërmeti shkundi disa qytete të Francës, duke përfshirë Le Mans, Nant, Ren dhe Kaen.
Një tërmet i shkallës së tillë konsiderohet mesatar por është shumë i rrallë në Francë, shtet ky shtëpi e shumë ndërtesave historike të cilat nuk mund t’i qëndrojnë aktivitetit sizmik.
