Tetovë, Policia merr në pyetje kryetarin e Rinisë së Besës
Policia e Tetovës gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Liridon Useini....

Policia e Tetovës gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Liridon Useinin. Arsyeja e thirrjes në polici për Useinin kanë qenë grafitet e shkruara nëpër disa qytete të vendit kundër BDI-së.
Nga Lëvizja Besa thonë se nuk janë të befasuar për presionin që mundohet të bëjë pushteti ndaj aktivistëve dhe funksionarëve të vet.
“Në vend që MPB të merret me krimin e funksionarëve të pushtetit, ata merren me qytetarët të cilët shprehin revoltën e tyre kundër qeveritarëve aktualë dhe të pushtetit të kaluar, ku me publikimin e disa përgjimeve po iu del fytyra e vërtetë”,- thonë nga Lëvizja Besa.
Ndërkohë, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, nëpërmjet një postimi në facebook ka bërë të ditur se edhe 4 aktivistë të Aleancës për Shqiptarët janë thirrur në polici për grafitet kundër BDI-së që ditëve të fundit u vërejtën në Tetovë dhe Gostivar.
