PAKISTAN

Shirat e furishëm, shkaktojnë vdekjen e dhjetëra personave në Pakistan

05.09.2014 18:24

Shirat e furishëm kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish në provincat verilindore të Pakistanit, Punxhab dhe Azad Kashmir........

Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave, ka thënë se së paku 50 njerëz kanë vdekur në incidentet që kanë shkaktuar shirat e rrëmbyeshëm.

Autoritetet në qytetin Ravalpindi, kanë lëshuar alarm për rritjen e nivelit të lumenjve dhe kanë nisur evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara.

Pakistani ka pësuar përmbytje të rënda vdekjeprurëse gjatë katër viteve të kaluara. Rreth 1,800 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në vitin 2010.