Organizata Ndërkombëtare e Punës, traktat për dhunën dhe ngacmimin në punë

21.06.2019 20:17

Organizata Ndërkombëtare e Punës miratoi sot traktatin e parë...

Organizata Ndërkombëtare e Punës miratoi sot traktatin e parë ndërkombëtar për dhunën dhe ngacmimin në punë, duke përfshirë parimin e sanksioneve, një tekst i shumëpritur, veçanërisht që prej nisjes së lëvizjes #MeToo.

Konventa u miratua me shumicë të theksuar në takimin vjetor të ILO-së, një agjenci njëqindvjeçare e Kombeve të Bashkuara ku bëjnë pjesë qeveri, punëdhënës dhe sindikata nga 187 shtete.

Tashmë i takon shteteve të ratifikojnë tekstin në mënyrë që të bëhet i detyrueshëm. Konventa do të hyjë në fuqi një vit pas ratifikimit nga të paktën dy shtete.

‘’Moment historik’’, deklaroi zvicerani, Jean-Jacques Elmiger, i cili drejtoi seancën e diskutimeve.