Tiranë, opozita në protestë anti qeveritare

21.06.2019 21:40

Opozita në Shqipëri po zhvillon në Tiranë protestën e rradhës kundër qeverisë Rama...

Opozita në Shqipëri po zhvillon në Tiranë protestën e rradhës kundër qeverisë Rama.

Lideri demokrat, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kanë përsëritur qëndrimin kundër mbajtjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, duke shprehur bindje se zgjedhje nuk do të ketë edhe pse KSHZ dhe qeveria po bëjnë të gjitha përpjekjet për mbajtjen e tyre.