Botë
Protesta e opozitës shqiptare, Basha: Vazhdojmë betejën me Qeverinë
22.06.2019 12:02
Është mbyllur pa incidente protesta e nëntë kombëtare e opozitës në Shqipëri....

Në ndryshim nga herët e kaluara, opozita kishte marrë të gjitha masat duke evituar kapsollat dhe bombat Molotov me qëllim që të mos kishte përplasje me policinë. Një gjë e tillë u pa dhe gjatë marshimit për tek Parlamenti, ku protestuesit qëndruan shumë pak minuta pasi kreu demorkat e vijojë marshimin drejt selisë blu ku dhe mbajti fjalimin mbyllës.
Basha tha se protesta para mbështetesve se beteja me qeverinë do të vijojë ditë pas dite e orë pas ore. Kreu demokrat shprehu mirënjohje para protestuesve që nuk shkaktuan incidente pasi sipas tij shkatërruan planin djallëzor të kryeministrit Rama për të nxitur konflikt. Ai kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit Bardh Spahia.
