Botë

Indi, autobusi bie në humnerë, 44 të vdekur

22.06.2019 12:43

Një autobus me rreth 60 persona është rrëzuar mbreme në një humnerë në Indi, në Himachal Pradesh, një shtet malor në veri....

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 44 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas policisë shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë që po ktheheshin nga puna dhe shkolla. pamjet tregojnë autobuzin tërësisht të shkatërruar teksa disa persona u erdhën menjëherë në ndihmë ndihmë të lënduarve.
 
Ende të paqarta shkaqete aksidentit por aksidentet nuk janë dukuri e rallë në shtetet e varfra indiane ku mungon infrastruktura dhe shoferët shkelin cdo rregull qarkullimi madje autobuzët janë shpesh me dyfishin e udhëtarëve që duhet të bartin.