Maqedoni
Vendimi për rastin “Almiri”, Osmani: Ka ende paragjykime etnike në vendime
22.06.2019 13:44
Zëvendës kryeministri Bujar Osmani edhe njëherë ka kërkuar që rasti i Alimir Aliut të pastrohet tërësisht nga dyshimet se në të njëjtën ka gisht politika....

Përkujtoi se pikërisht për rikualifikimin e veprës, Ministri i Drejtësisë nga radhët e BDI- para një viti dhadorëheqjen. Osmani pohoi se BDI disa herë ka dhënë porosinë se në disa raste , ka një paragjykim sistemor etnik në gjyqësi.
“Para një viti, ministri jonë i drejtësisë dha dorëheqje pikërisht për rastin e Alimirit, për shkak rikualifikimit të veprës për të dhënë mesazhin se ne mendojmë se ka paragjykim sistemor etnik në gjyqësi, por si duket edhe dorëheqja nuk ka alarmuar mjaftueshëm institucionet. Ne vazhdojmë në perpkjekjet tona për të kërkuar edhe veting të plotë në gjyqësor, prandaj me OSBE kemi nisur një projekt për të marrë raste të veçanta nga e kaluara për vepra të njëjta të shohim se si janë dënuar shqiptarët, maqedonasit, romët me qëllim që të dëshmojmë se ka paragjykime kush janë bartësit e këtyre paragjykimeve dhe njëher e përgjithmonë të ndërpresim këtë trend, sepse kjo rrënon besimin në gjykata”, tha zëvendës kryeministri Bujar Osmani.
Osmani ndërkohë ka komentuar edhe akuzat që ndaj tij hodhën një ditë më parë nga opozita shqiptare, se drejtësia ndikohet nga politika dhe vetë ai është përpjekur të ndikojë në një gjykim. Ripotencoi se shpifjet e tilla të opozitës kanë si qëllim t’i njëllosin figurat politike, dhe të rrënojnë kretibilitetin e procesit euro-integrues të vendit. Nuk jam unë ai që dëgjohet në bisedat e përgjuara ilegale, por unë jam ai që do të kërkoj nga drejtësia të hetojnë këto shpifje tha Osmani.
“Emri im fare nuk është përmendur aty, bëhet fjalë për një person krejtësishtë tjetër, por kjo është shumë i qëllimshëm nga partitë e vogla të cilat në munges të idesë, dhe projekteve dhe programeve për të na konkuruar mendojnë se me shpifje mund të rënojnë kretibilitetin tonë. Por ajo cka është me e keqe, ata tentojnë të rrënojnë kretibilitetin e procesit të integrimit europian në një fazë kritike. Të hënën do të dorëzoj padi për shpifje, për shkak se ne duhet të garantojmë që diskursi publik të lirohet nga shpifjet, për shkak se kjo është e vetmja rrugë me mënyrë për të rruajtur shëndrinë e fjalës së lirë”, tha Osmani.
Osmani akuzoi opozitën se në mungesë të ideve, projekteve dhe programeve politike, merret me shpifje.
FITIM KRYEZIU
