Maqedoni

Katrugalos: Vendimi i BE-së për RMV-në, nuk është hapi më ideal, por është pozitiv

22.06.2019 14:14

Fakti që vendimi I BE-së për Maqedoninë e Veriut do të fillojë nga tetori...

Fakti që vendimi I BE-së për Maqedoninë e Veriut do të fillojë nga tetori, për ministrin e jashtëm grek Jorgos Katrugalos, ndoshta nuk është hapi më ideal të cilin e prisnim por gjithsesi se është hap  pozitiv.
 
Në intervistën për “Euronjuz” në gjuhën greke, Shefi i diplomacisë greke ka shtuar se në pyetje është kredibiliteti i BE-së edhe ajo se çfarë porosie dërgohet deri te vendet kandidate për anëtarësim në Union, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë. 
 
“Shumë herë e kemi theksuar se është çështje e kredibilitetit të BE-së të përgjigjet në gjitha këto hapa të rëndësishëm të ndërmarra nga ana e Maqedonisë së Veriut. Pasi, çfarë porosie dërgojmë deri të të gjithë vendet të cilët duan të integrohen në BE, që zbatojnë reforma të brendshme shumë të vështira që adaptohen në legjislaturën evropiane, ndërsa nga ana tjetër tentojnë në mënyrë më të mirë të mundshme t’i zgjidhin çështjet fqinjësore, siç ka bërë Maqedonia e Veriut? Megjithatë, konsideroj se fakti që diskutimi do të fillojë nga tetori është hap i parë. Ndoshta nuk është më idealja që e prisnim, por është hap pozitiv”, ka deklaruar Katrugalos.