Maqedoni
Shërbimet e patronazhit për infermierë, shpallet thirrja publike, vlen deri më 30 qershor
22.06.2019 15:07
Infermieret me shkollë të mesme, të lartë ose fakultet në zgjatje prej tre viteve....

Infermieret me shkollë të mesme, të lartë ose fakultet në zgjatje prej tre viteve, prej sot deri më 30 qershor mund të paraqiten në thirrjen publike të Ministrisë së Shëndetësisë për punë në shërbimet e patronazhit.
Ideja është që të përforcohen shërbimet e patronazhit dhe të jepen shërbime shëndetësore në kushte shtëpie para se gjithash në mjediset rurale dhe për personat me rrezik social, por edhe gjithkund ku kët shërbime nuk ekzistojnë aktualisht . Puna në kohëzgjatje prej gjashtë muaj do të zbatohet në institucionet shëndetësore publike – shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me veprimtari të zgjeruar që kryejnë veprimtari primare për mbrojtje shëndetësore dhe në njësitë që kryhet veprimtaria”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe Shoqata e Infermiereve, Teknikëve dhe Akusherëve, vlerëson se është ide e e mirë që të sigurohet mbrojtje shëndetësore në ato pjesë të vendit ku ajo është e pamjaftueshme ose nuk ekziston. Infermerët që do të paraqiten në këtë thirrje, do të kalojnë një trajnim në kuadër të projektit të Ministrisë me UNICEF, dhe nga vjeshta shërbimi duhet të funksionojnë.
