Maqedoni

Çelja e negociatave me BE-në Osmani: Presim vendim nga këshilli në tetor

22.06.2019 15:11

Zëvëndës kryeministri për cështje europiane, Bujar Osmani, është I bindur se në tetor Maqedonia e Veriut.....

Zëvëndës kryeministri për cështje europiane, Bujar Osmani, është I bindur se në tetor Maqedonia e Veriut do të arrijë të marrë më në fund datën për fillimin e negociatave me BE-në. Ai rikujton se vendi morri Raportin më pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, pa asnjë kusht plotësues dhe rekomandime të reja.
 
"Qytetarët duhet të jenë krenarë për atë që kemi bërë, për raporitn më të mirë të mundshëm që ka marrë vendi nga KE, dhe nga vlerësimi  i Këshillit të BE, dhe i ministirave dhe shefave të shteteve të cilët e vlerëuan këë raport dhe unanimisht vlerësuan arritjet tona dhe pa asnjë kundërthënie dhe debat substancial vetëm vlerësuan se vendimi duhet të merret në tetor dhe kjo u vlerësua nga kancelarja Merkel, si një përpjekje e mëtutjeshme për të marrë vendim në tetor", zëvëndës kryeministri për cështje europiane, Bujar Osmani.
 
Vendi do ti sjellë BE-së jo vetëm reformat e  kërkuara por edhe vlera civilizuese tha Osmani që kryesoi shëtitjen diplomatike nëpër Çarshinë e Shkupit të titulluar “Shkupi në hartën e Evropës”, e që u mbajt në kuadër të fushatës së SÇE-së “Bashkë drejt yjeve” që synon promovimin e vlerave evropiane. 
 
"Të prezentojmë Shkupin si vlerë evropiane në kaudër të  fushtatës për promovimin e vlerave evropiane me gjithë diversitetin kulturor historik   etnik dhe fetar që e ka dhe që do jetë një vlerë e shtuar, një vlerë civilizuese evropiane që do të merr vet Bashkimi Evropian", tha Osmani.
 
Zëvendëskryetari i qytetit  së Shkupit Enver Maliqi, potencoi me këtë rast se sa I rëndësishëm është turizmi për vendin, pasi ofron 10% të bruto prodhimit vendor. Me antarësimin në BE, ky potencial do të rritet tha Maliqi duke ftuar turistët e huaj të vizitojnë vendin tonë, të vogël që ofron bukuri të mëdha.   
 
"Vendi ynë mund të jetë i vogël, por pothuajse të gjithë ata që e vizituan, u larguan me histori të bkur… Qyteti i Shkupit ka ndjekur gjithmonë këtë proces dhe ka arritur ofertën turistike. Në këtë drejtim ju garantojmë se jemi në rrugë të duhur për ta bërë  dhe më të njohur, si destinacion turistik më interesant, i cili me specifikën dhe veçantinë e tij do të bëjë konkurencë serioze me hartën historike botërore të kryeqyteteve", tha zëvendëskryetari i qytetit së Shkupit Enver Maliqi.
 
Carshia e Shkupit ofron në pak hapësirë historinë e vërtetë të kryeqendrës sonë. Mysafirët u kënaqën me shëtitjen mbi Urën e Gurit, në Hamamin e  Daut Pashës, Çifte Hamam, Suli An, Xhaminë e Qose Kadisë dhe kishën “Shën Dimitria”. Padyshim kaluan edhe në sheshin sheshi “Skënderbeu” e si çdo mysafir në Çarshi, shijuan kafen turke dhe cajin tradicional.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU