Ekonomi
Marrëveshja e Prespës, FMN-BB: Rezultate edhe në aspektin ekonomik
22.06.2019 15:38
Përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar....

Përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë cilësuar zgjidhjen e Çështjes së emrit si shumë të rëndësishme. Sipas tyre, Marrëveshja e Prespës, përveq që ka ofruar vendin drejt BE-së dhe NATO-s, po jep sinjale positive edhe përmirësimin e shifrave ekonomike.
“Qeveria ka një axhendë ambiciozë reformuese, me mund të shihen rezultate jo vetëm në aspektin politik ku vendi juaj është shumë afër integrimit tësajë në NATO dhe BE, këto rezultate po shihen edhe në aspektin ekonomik përmes biznesit, ndërtimin e klimit me fqinjët, arsimit, dhe në ju ndihmojmë në të gjitha këto procese dhe për ju kemi një skenar pozitiv”, tha Antoni De Lanoj, drejtor ekzekutiv i FMN-së.
“Marrëveshja e Prespës, ka sjellë në rritjen e besimit, dhe ofrimin e mundësive të reja, ndërsa Qeveria e përmirësoi këtë me investime edhe në kapitalin njerzor, edhe atë të Kompanive”, tha Kub Davidse, drejtor ekzekutiv i Bankës Botërore.
“Të gjitha vendet anëtare të kësaj konstituence do të kenë rritje më të madhe ekonomike në krahasim me mesataren regjionale, dhe pritet që vetëm dy vendet të kanë rritje më të madhe në krahasim me vitin e kaluar edhe ato janë Bosnja e Hercegovina dhe Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Siril Miler, zv drejtor i Bankës Botërore.
Për Kryeministrin Zaev, kjo Qeveri që nga fillimi i saj është përqëndruar në zgjidhjen e problemeve madhore me të cilët është ballafaqur, dhe paralelishtë me proceset euro-integruese, është stabilizuar edhe ekonomia.
“Arritën që ta vendosin ekonominë e vendit në një traektore më të shpejtë të zhvillimit, e cila në thelbin e sajë dhe strukturën, sot paraqet një rritje reale të BPV. Nga minus 1,8 për qind në vitin 2017, rritja ekonomike në kuartalin e parë të vitit 2019 ka arritë në 4,1 për qind, dhe kjo është edhe një shtytës edhe më I madhë për përmirësim të shifrave të BPV të cilat janë reale dhe i presin në kuartalet tjera”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Këto kontatime i bënë në konstituencën Belgo-Holandeze në Shkup, event i rangut më të lartë ekonomik europian, i cili pas 16 viteve po realizohet në kryeqendrën tonë, ku morrën pjesë mbi 70 ministra të financave, guvernatorë, ekonomistë të njohur dhe përfaqësues të lartë nga Banka Botërore, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
FITIM KRYEZIU
