Ekonomi
Tevdovski: Me politika financiare kundër pabarazisë sociale
22.06.2019 17:31
Për Maqedonin e Veriut mbledhja e konstituncës Holandeze dhe të Belgjikës...

Për Maqedonin e Veriut mbledhja e konstituncës Holandeze dhe të Belgjikës ku marrin pjesë numër i madh i ekpertëve ekonomik nga vende të Bashkimit Europian paraqet ngjarje të rëndësishme ekonomike, pasiqë pas krizës ekonomike hap i rëndësishëm është se si të bëhet kapitalizmi gjë e duhur për të gjithë, që është dhe prioritet i qeverisë për të arritur standard të lartë në vend. Ministri Financave Dragan Tevdovski në këtë takim potencoi disa nga arritjet e qeverisë për të mënjanuar pabarazin në shtresat e ndryshme të qytetarëve. Si më kryesoret përmendi rritjen e pagave dhe sistemin tatimor.
"Me trajtimin e duhur të tatimit kem arritur mjete shtesë me cka në periudhë afatshkurte kemi rritur tansferet sociale dhe jemi të parët në Ballkan për këtë që kemi arritur, prioritet tjetër ka qenë rritja e pagave dhe në vitin 2018 pagat janë rritur 6 përqind gjithashtu vitin e kaluar bëmë reforma në sistemin e furnizimeve publike që tërësisht është ngusht e lidhur me direktivat e BE-së, është bërë dhe sigurimi i tranparent i politikave fiskale", tha Dragan Tevdosvksi, ministër i Financave.
VMRO-DPMNE: "TVSH-ja ime", fiasko e radhës e Qeverisë Zaev
Por nga VMRO thonë se pikërisht projekti TVSH-ja ime, është dhe një fiasko tjetër e qeverisë aktuale që e ka sjellë Maqedoninë në pragun egzistencial, e vlersuar me 0 përqind për kapacitet ekonomik pa ardhmëri europiane pa 500 euro paga dhe pa 100 mij denar paga për mjekët. Me projektin TVSH-ja ime nuk do të ketë 30 mijë denar për familjet përpos familjes së Zaevit dhe klanit të tij thonë nga VMRO.
"Me këtë rrogë prej 33 mijë denarësh sa është e vlersuar dhe shporta e konumatorit, DAP juve do ju kthejë 156 denarë në muaj apo gjithsej 1872 denar në vit. Gjegjësisht 30 euro në vit për mbledhje të llogaris fiskale, dhe atë nëse cdo herë bleni gjëra ku jepet llogaria fiskale, jo në treg ku tregtarët ju mundësojnë lirim më të madh se kthimi i TVSH-së. Projekti TVSH-ja ime TVSH-ja jote, është në interes të shtresës së pasur. Qeveria duhet të merret me uljen e akcizave dhe të bëj sistem tatimor të barabartë", tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-së këto projekte moderne , këto aplikacione celulare janë vetëm barrë shtesë e shtresës së varfër në vend pasi që ajo që po bëhet tani përfiton vetëm shtresa e pasur.
GAZMEND REXHEPI
