Maqedoni

Përgjimet e paligjshme, padi për ata që posedojnë, publikojnë e shpërndajnë

22.06.2019 17:46

Të gjithë ata individë që do të identifikohen si posedues.....

Të gjithë ata individë që do të identifikohen si posedues, publikues dhe shpërndarës të përgjimeve të paligjshme, do të kallëzohen për këtë vepër penale dhe ballafaqohen me dënim me burg. 
 
Ligji është i Qartë në këtë drejtim. Në bazë të Kodit Penal, Nenit 151, Paragrafi 1 për “Përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik” si dhe nenit 4 të Ligjit për mbrojtje të privatësisë, Prokuria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme, kanë ngritur tashmë  kallëzime penale për posedimin, publikimin dhe shpërndarjen e përgjimeve në rrjetet sociale.
 
Ndaj personit L.A. nga Kumanova është ngritur kallëzim penal për “përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik” nga neni 151 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe neni 4 i ligjit “për mbrojtje të privatësisë”. Padi penale është ngritur më herët nga prokuroria themelore edhe ndaj personit SH.A. nga fshati Turin, që prezantohet në rrjetet sociale si “El Cheka”.