Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët: Pushteti të mbajë larg duart nga aktivistët tanë
22.06.2019 18:00
Ndaj padisë penale kundër Lulzim Alitit knga Kumanova, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët....

Ndaj padisë penale kundër Lulzim Alitit knga Kumanova, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët që e cilëson aktin e padisë ndaj aktivistit të saj si akt kryekëput politik që bëhet kundër ASH-së.
Videopërgjimet janë shpërndarë nga qindra e mijëra profile por pushteti ka zgjedhur aktivistêt e ASH për ti paditur dhe arrestuar thonë nga partia e Selës duke përkujtuar kryeministrin Zaev dhe ministrin e punëve të mbrendëshme Oliver Spasovski se para 3 viteve të shpërndaje një "bombë" të tillë ishte akt patriotik dhe heroik, e sot qenka vepër penale që duhet të sanskionohet.
Aleanca për Shqiptarët i bënë apel pushtetit të qëndroj sa më largë aktivistëve të ASH-së dhe të rinjëve shqiptarë sepse do të përballen me popullin dhe përgjegjsinë do ta mbajë vet pushteti që siaps tyre provokon dhe shantazhon të rinjtë shqiptarë.
