Maqedoni

Dialogu “Zhan Mone 2”, Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn në Shkup

22.06.2019 18:14

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut po mbahet dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”....

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  po mbahet dialogu i dytë nga procesi “Zhan Mone”, me të cilin bashkëkryesojnë eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë, Ivo Vajgëll si dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.
 
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi është takuar   me eurodeputetët, para hapjes së dialogut. Për epilogun e dialogut të dytë në suaza të procesit, të dielën në 19-30 ëhtsë paraparë konferencë për shtyp e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe tre eurodeputetëve, bashkëkryesues të dialogut - Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn. Takimin e parë në kuadër të dialogut “Zhan Mone” përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend e mbajtën vitin e kaluar në Ohër.