Maqedoni

Aksidenti në qarkoren e Shkupit, varrosen viktimat, të lënduarit në gjendje stabile

22.06.2019 18:28

Aksidenti i së premtes pasdite në qarkoren e Shkupit mes tre makinave....

Aksidenti i së premtes pasdite  në qarkoren e Shkupit mes tre makinave, ka marrë dy jetë pasi  mbrëmë lëndimeve nuk arriti ti mbijetojë polici Safet Bajrami , pasi paraprakisht në vendin e aksidentit vdiq edhe një nga udhëtarët e veturës BMV me targa të Gostivarit, të cilën Bajrami u përpoq ta ndalojë për shkak të shpejtësisë së madhe. 
 
Bajrami ka ndërruar jetë vetëm 45 minuta pas arritjes në spital. Nga  Qendra Emergjente Kirurgjikale konfirmojnë për TVM 2 se një nga të lënduarit me plagë më të rënda në kurriz, pjesën e djathtë të gjoksit dhe gjurin e djathtë, bashkë me shoferin e makinës që po ashtu mbeti i lënduar, janë në gjendje stabile. Jashtë rrezikut për jetë është edhe polici tjetër në detyrë.
 
Pamjet amatore tregojnë makinën të përfshirë nga flakët pas përplasjes me kamionin që vinte pas saj e që duket se nuk e kishte parë veturën që u ndalua nga policia. Përplasja e kamionit ka bërë që vetura BMV të përplaset pas makinës së policisë të parkuar aty pranë. Kjo përplasje ishte shaku i lëndimit që i morri jetën policit 37 vjeçar që sapo kishte marrë vendimin e punës pas 15 viteve në polici. Bajrami la pas tre fëmijë, 2, 9 dhe 13 vjec. Ai u varros sot në varrezat e Butelit.