Botë
Paris, zjarr në një pallat, 3 të vdekur dhe 27 të lënduar
22.06.2019 18:51
Një pallat afër qëndrës së Parisit është përfshirë nga flakët duke lënë deri tani të paktën 3 të vdekur.27....

Një pallat afër qëndrës së Parisit është përfshirë nga flakët duke lënë deri tani të paktën 3 të vdekur.27 persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve të paktën një në gjëndje të rëndë.
Mediat franceze shkruajnë se zjarri ka përfshirë të gjithë katin e 11 të një pallati luksoz në kryeqendrën franceze. Zjarri fillimisht ra në zonën e ashënsorit ndërsa një prej viktimave vdiq pasi ra nga dritarja në tentative për t’i shpëtuar flakeve.
Pavarësisht ndërhyrjes së 200 zjarrëfikësve, bilanci ka qënë i rëndë. Megjithatë 15 persona u shpëtuan pikërisht falë punës së jashtëzakonshme të zjarrëfikësve.
Pallati I ndërtuar në vitët 70 të shekullit të 20, është një strukturë që ndodhet afër Teatrit të famshëm “Bataclan”.
