Botë
Kamboxhia, shembet pallati gjatë ndërtimit, 7 të vdekur
22.06.2019 19:19
Një pallat 7 katësh në ndërtim, është shembur në Sihanoukville në Kamboxhia....

Një pallat 7 katësh në ndërtim, është shembur në Sihanoukville në Kamboxhia duke marrë jetën e 7 personave e duke lënë 21 të tjerë të lënduar, informon AFP, transmeton TVM 2.
Shembja ndodhi në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm. Disa punëtorë të tjerë mbetën të ngujuar mes gërmallave por u shpëtuan nga shokët e tyre dhe ekipet e shpëtimit që po kërkojnë mos ka ende të tjerë nën rrënoja. Shkaqet e shembjes ende nuk janë të qarta dihet vetëm që ndërtesa ishte 70-80% e përfunduar.
