Maqedoni
Temperaturat e larta dhe bakteriet, Mjekët: Lani duart, ju shpëton nga infeksionet
23.06.2019 13:31
Stina e verës erdhi, temperaturat arritën maksimumet dhe bashkë me to është shtuar edhe prania e bakterieve dhe viruseve.....

Mjekët thonë se higjiena përsonale, e sidomos veprimi i thjeshtë i larjes së duarve, është shumë e rendëësishme për mosmbartjen e bakterieve në organizëm. Insfeksione e shkaktuara nga bakteriet në këto temperatura të larta shoqërohen me te vjella e barkqitje dhe në disa raste kërkojnë edhe trajtim spitalor. Prandaj për të shpëtur nga infeskionet bakteriale, bëni shprehi të lani së paku duart sa më shpesh që mundeni.
"Bakteriet dhe viruset futen nëpërmjet duarve , futen nëpërmjet ushqimit dhe ujit dhe kryesisht traktit respirator. Ajo që ne personalisht në mënyrë individuale më mirë mund të veprojmë, është larja e duarve në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri I përjelljes . Trajtimi I infeksioneve nga bekteriet në përgjithësi është më I rëndë përvec barkqitjes edhe të vjellave. Mund të shkaktohet me gjak në masën e barkqitjes dhe në përgjithësi kërkon hospitalizim", tha Erjona Gjoncari –Shaqiri, mikrobiologe.
Bakteriet barten edhe perms ushqimeve që I blejmë nëpër fast food ose përmesd mishit në ato shitore ku pastërtia nuk është në nivelin e duhur. Për të shmangur infektimet, është mirë që të reagojmë sa herë që shohim papastërti në këto vende.
"Në qoftë se shkoni në një fast food sa herë I keni parë njerëzit të lajnë duart ose të jenë me dorëza, është e drejta personale e gjithsecilit ti thotë :zotri juve duart nuk i latë. Ose kur vete në dyqanin e mishit dhe blini mishin ju marrin paratë, kur kanë prekur mishin dhe me të njejtat duar tua kthejë paratë kusurin, kjo është një rrugë shumë e shpeshtë që unë pothuajse shumë shpesh e kam takuar. Atëherë cfarë mund të bësh mund ta transmetosh dhe paralajmërosh se unë nuk mund të vi më në dyqanin tuaj sepse jam në rrezik", tha Erjona Gjoncari –Shaqiri.
Sipas mikrobiologëve, jo gjithnjë duhet të presim që autoritetet të na I zgjidhin problemet e tilla, sespe asnjë institucion kontrollues nuk mundet të kontrollojë gjithcka çdo ditë. Duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë e të bëjmë pjesën tonë, sepse në fund të fundit, bëhet fjalë për shëndetin e seicilit prej nesh.
VLORA LATIFI TOPOJANI
