Maqedoni

Kaosi në trafik, Shilegov: Urë e re në vardar, tunel në kala

23.06.2019 14:28

Zhurmë, turmë e madhe e veturave, trotuaret e këmbësorëve përplot më vetura....

Kështu duket rruga Krste Misirskov, ose e njohur më ndryshe rruga e Jahja Pashës. Për shumë vite këtu ëhstë kaos dhe nuk ka asnjë lëvizje konkrete aktualisht se si i njejti të reduktohet. Kaos edhe në rrugët e tjera që lidhin Cairin me qendrën. Por për këtë të fundit ka një project. Qyteti i Shkupit mendon të lehtësojë trafikun mes Qendrës dhe Cairit, përmes një ure të re mbi Vardar dhe një tuneli në Kalan e Shkupit, si një alternativë për komunikacion më të shpejtë dhe lidhje mes bulevardit "Shën Klementi i Ohrit" me bulevardet "Nikola Karev" dhe "Brigada maqedone kosovare”.
 
"Me këto zgjidhje për trafikun, ne e rrisim lëvizshmërinë dhe reduktojmë bllokimet e trafikut, duke shkurtuar kohën e lëvizjes së automjeteve dhe duke zvogëluar kohën qëndrimit në një vend, e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Shkupi meriton zgjidhje të tilla moderne të trafikut, dhe kjo administratë e qytetit mund dhe duhet t'ua sigurojë këtë qytetarëve", tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
 
Qytetarët: Ka vite që premtojnë, presim realizimin
 
Qytetarët e Çairit e mirëpresin projektin por janë skeptikë për realkizimin e shpejtë të të njejtit. Ata këkrojnë të mendohet edhe për gjetjen e alternativave për lehtësimin e trafikut Brenda vetë lagjes Cair, së mbipopulluar jo vetëm me njerëz por së fundmi edhe me automjete. .
 
"Po, është mirë që të ndërtohet"....
 
"Të këtë më shumë kështu  projekte urbanistike, me pas sa ma shum qarkullim"....
 
"Nëse kryhet ajo që është premtu, se janë premtu edhe shumë projekte tjera por nuk janë realize. Atëherë lehtësohet për qytetarët"...
 
"Ishte në plan të ndërtohet para disa viteve. Nëse ndërtohet do të ishte shumë mirë sepse njerëzit po  i ikun turmës së madhe në komunikacion", thanë qytetarët për TVM2.
 
Shkupi ka kohë që ka probleme me bllokimin e trafikut. Zgjidhja e re do të mundësojë edhe më pak trafik në udhëkryqin e Bit Pazar, ku çdo ditë kalojnë 90,000 automjete.
 
SEDAT SELIMI