Maqedoni

Rikonstruimi i Qeverisë, Zaev konfirmon emrat e 5 ministra të rinj

23.06.2019 17:05

Kryeministri Zoran Zaev edhe zyrtarishtë ka bërë të ditur të gjitha emrat e ministrave të shkarkuar nga përbërja aktuale....

Kryeministri Zoran Zaev edhe zyrtarishtë ka bërë të ditur të gjitha emrat e ministrave të shkarkuar nga përbërja aktuale, por edhe të atyre të cilët do të emërohen në të njëjtat dikastere.  Sipas vendimit të Zaevit Ministri I deritanishëm I Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Menaxhimit me ujrat Lubqo Nikollovski do të duhet ti ja dorëzonë postin Trajan Dimkovskit, në vendë të Asaf Ademit në Dikasterin e Kulturës do të ulet  profesori Hysni Ismaili, kurse në vend të Suhejl Fazliut nga pozita Ministër I Pushtetit Lokal do të ulet  Goran Milevski.
 
Nga ana tjetër Ministri për Implementimin e MO Hazbi Lika mbetet pa pozitë, ndërsa në Ministrinë e re për Sistem Politik do të ulet Sadulla Duraku, kurse ndryshim ka pësuar edhe Ministrin për Investime dhe regullim të Kompanive vendore Zoran Shapuriç. Ministër i financave, do të bëhet vetë kryeministri Zaev derisa të gjejë një kuadër tjetër i cili do të zëvendësojë ministrin Dragan Tevdovski. 
 
“Përgjegjësinë për ministër të Finansave do ta marrë unë, pozicion këtë të cilën do ta ushtroj në një kohë të caktuar së bashku me pozicionin Kryetarë i Qeverisë, vendosa kështu sepse këtë vitë e kemi shpallur si vitë i ekonomisë dhe shumë fuqishëm në këto preformase, ku rreth meje do të jetë edhe ministri aktual Tevdovski, ndoshta në pozitën e këshilltarit. Vije koha kurë benificion do të shohin të gjithë qytetarët”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Ai pret që këto propozime të marrin pëlqimin e Kuvendit gjatë ditëve në vazhdim, respektivishtë në seancën e parë të Parlamentit. 
 
Por këto ndryshime të Kryeministrit Zaev, fare nuk i ka pëlqyer VMRO-DPMNE-së e cila këto ndryshime të Zaevit i quajti kozmetike në tentim për ti mbuluar dështimet e tyre. 
 
“Fshesa e Zaevit u shëndërua në mjegull, kjo fshesë u bë alibi që të mundet Zaev të blie kohë. Tani kurë Zaev do të udhëheq edhe Ministrinë e Finansave është e qartë se ai dëshiron që të gjitha mjetet të kontrollohen nga ai vet. Atë të cilën e kemi thënë edhe më herët po dëshmohet se këto ndryshime në Qeveri nuk mund ta ndryshojnë punën e kësaj Qeverie të pa aftë. Se nuk ka ndryshime tregon edhe fakti se pikërishtë në resorët ku është vërrejtë dështim total, aty nuk patë ndryshime, aty mbetet Dimitrov, mbetet Spasovski", tha Naum Stoilkovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.
 
Me reagim doli edhe partneri I kualicionit RDK, e cila nuk është e kënaqur me këtë vendim, dhe sipas së cilës kryeministri nuk mund të sjellë këtë vendim pa pajtueshmërinë e tyre, sepse ky dikaster I takon RDK-së.
 
“Ministria e vetëqeverisjes lokale i takon partnerit të koalicionit qeveritar, edhe atë partisë RDK-së. Kryeministri, nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë, që këtë ministri të ja jap një partneri të brendshëm të partisë LSDM, me të cilën ka probleme të brendshme, dhe ti kënaq partnerët e koalicionit por në dëm të koalicionit qeveritar. Nëse kryeministri është serioz me këtë propozim të tij, ne si parti do të sjellim vendim dhe qëndrimin tonë për të cilën do të informoheni”, thonë nga  RDK. 
 
Ndërkohë, kryeparlamentari Xhaferi ka pohuar se këto propozime kur do që të vinë në Parlament, shtëpia ligj vënëse është e gatshme që të njëjtat ti fusë në rendë të dite, dhe të diskuton për të njëjtat.
 
Kryeministri Zaev poashtu theksoi se gjatë ditëve në vazhdim pritet të definohen edhe ndryshimet tjera rreth drejtorive ku priten të ndryshohen rreth 20 drejtori. Sipas tij vendimin që ai të jetë edhe Ministër I Finansave e ka sjellë nga fakti se sipas tij ky vit do të jetë vit i ekonomisë për Maqedoninë e Veriut, ku priten ndryshime të mëdha, ndërsa Tevdovski do të jetë këshilltarë I tij.  
 
FITIM KRYEZIU